Krijohen kolona te Dheu i Bardhë, pritjet shkojnë deri në 60 minuta
Mërgimtarët dhe qytetarët tjerë të cilët po udhëtojnë përmes pikëkalimeve të Kosovës, po përballen me pritje të konsiderueshme në disa prej pikave kufitare.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku në dalje qytetarët po presin deri në 60 minuta.
Kolona janë krijuar edhe në pikëkalimin Merdarë, ku pritjet në dalje arrijnë deri në 40 minuta.
Ndërkohë, në Hanin e Elezit pritjet janë rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në pjesën më të madhe të pikëkalimeve të tjera, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Stançiqin, Mutivodën dhe Globoqicën, qarkullimi zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Në Muçibabë, pritjet zgjasin rreth 5 minuta në të dy drejtimet, ndërsa në Qafën e Prushit ato lëvizin nga 1 deri në 3 minuta në hyrje dhe 1 deri në 2 minuta në dalje.

