Ndryshohen rregullat e trafikut që kanë të bëjnë me shpejtësinë dhe alkoolin

Kroatët nuk janë të kënaqur me rezultatet e planit paraprak dhjetëvjeçar, qëllimi i të cilit ishte ulja e numrit të vdekjeve në rrugë me 50% në periudhën 2010-2020.

Meqë qëllimi nuk është arritur, kroatët kanë planifikuar rregulla më të rrepta që do të përfshihen në planin e ri për dekadën e ardhshme.

Dy masa dallohen dhe, nëse miratohen, ato do të prekin gjithashtu shoferët nga vendet e tjera që udhëtojnë në Kroaci, si tranzit për vendet e treta.

Njëra nga masat ka të bëjë me tolerancën e shpejtësisë, që është 10 km/orë për shpejtësi deri në 100 km/orë dhe për shpejtësi më të lartë është 10 për qind të saj, ndërsa masa tjetër ka të bëjë me nivelin e alkoolit në gjak.