Kryeministri irlandez heq kostumin e pushtetarit, vesh mantelin e mjekut për të luftuar koronavirusin
Koronavirusi e ka vënë botën para një sprove të madhe.
Njerëzit e kanë kupotuar se sa të parëndësishme janë paraja dhe pushteti në këtë kohë pandemie.
Presidentë shtetesh e liderë botërorë po japin shembuj të pabesueshëm.
Kryeministri irlandez vendosi ta heq petkun e pushtetit dhe t`i kthehet mantelit të bardhë për t`i ndihmuar kolegët në betejën kundër virusit që po merr jetë njerëzish çdo ditë.
Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Iralandëz për të luftuar koronavirusin si mjek.
41- vjeçari do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.
Po ashtu shumë nga familjarët dhe miqtë e tij janë mjekë dhe janë përfshirë në luftën kundër koronavirusit dhe Varadkar u ofrua vetë për ta kryer këtë detyrë.
Leo Varadkar u diplomua për mjekësi në Trinity College Dublin dhe la profesionin në 2013, para se të bëhej politikan./mediafokus.info


 
 
 
						 
						