Presidentja e KE: Të moshuarit në karantinë deri në fund të vitit, është çështje e jetës dhe e vdekjes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se për të moshuarit, karantina do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

“Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së koronavirusit”, paralajmëron von der Leyen në një intervistë per gazeten “Bild”.

“Pa vaksinë, ne duhet të kufizojmë sa më shumë kontaktet me të moshuarit, veçanërisht ata të vendosur në shtëpi pleqsh”, u shpreh ajo.

“E di që është e vështirë dhe është e vështirë të izolosh, por është çështje e jetës dhe e vdekjes. Ne duhet të mbetemi të disiplinuar dhe të durueshëm”, shtoi.

“Fëmijët dhe të rinjtë më vonë do të gëzojnë më shumë liri të lëvizjes sesa të moshuarit dhe ata me probleme mjekësore para-ekzistuese ,” tha ajo. Në mënyrë që të vaksinohemi sa më shpejt që të jetë e mundur, ne jemi tashmë në konsultim me kompanitë farmaceutike në lidhje me potencialin e një prodhimi global“, përfundon von der Leyen.