Kryesia e Kuvendit mblidhet në ora 14:30, ja pse
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në ora 14:30. Takimi do të mbahet me shefat e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.
“Po, kemi marrë ftesë pa rend dite për ora 14 e 30”, ka thënë Hamza për media.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe mundësia e caktimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.
Pas presionit publik, kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga plotësim-ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje.