Miftaraj: Pushteti nuk guxon të shantazhojë me zgjedhje

Shoqëria civile po shprehet kritike ndaj qasjes së partisë në pushtet dhe kreut të saj, Albin Kurti për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, ashtu siç u tentua dje në Kuvendin e Kosovës.

Madje, sipas drejtorit të IKD-së, pushteti edhe pse i ka numrat, nuk guxon të jetë arrogant dhe të shantazhojë me zgjedhje se do të fitojë 500 mijë vota. Ai konsideron se kjo qasje do të ketë reagime të ashpra nga partnerët ndërkombëtarë.

Ehat Miftaraj e konsideron lajm të mirë që ky ligj nuk mori përkrahjen e duhur në seancën e mbrëmshme. Tutje shton se i njëjti do të shkojë në procedura të rregullta ashtu siç e përcakton Ligji për Iniciativat Ligjore dhe rregullorja e qeverisë për konsultimet publike, transmeton KP.