Kthimi i mërgimtarëve, deri në një orë pritje për të dalë nga Merdarja këtë mëngjes

Deri në një orë zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarës, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në dalje te Dheu i Bardhë pritja është pak më e shkurtër, deri në 25 minuta.

Ndërkaq, në pikat tjera, lëvizja është e zakonshme.

Edhe mbrëmë situata ishte e ngarkuar.

Në Merdare qytetarëve iu desh të prisnin deri në 70 minuta për të dalë.