Ku duhet të ankohet Albin Kurti tani?

Gjykata Supreme ka vendosur për ankesat e subjekteve politike, ku nga pesë ankesat të subjekteve politike, dy prej tyre janë pranuar pjesërisht. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbetur jashtë listës, duke iu pamundësuar kandidimi për deputet.

Albert Krasniqi nga Demokracia + thotë se KQZ e PZAP nuk e interpretuan drejt vendimin e Kushtetueses.

“Ka shumë anomali në atë aktgjykim që rrëzoi një qeveri, e humbi mandatin e Kuvendit dhe tani po i mohohet në mënyrë të padrejtë personave të tjerë që të kandidojnë pa pasur një klasifikim të vetin”, thotë Krasniqi.

“Vendimi i PZAP’së për mua ka qenë i pritshëm duke iu referuar Kushtetutës. Gjykata nuk ka pasur mundësi të marrë një vendim tjetër pavarësisht që u mundua ta shprehë atë pakënaqësinë me ëktë vendim duke e shtruar në formë të pyetjeve. Pak a shumë Gjykata e ka shfuqizu këtë nenin 45 të heqjes së dënimit të drejtës së kandidimit me vendim gjyqëso”, theksoi ai në Pressing.

“Gjykata Supreme është ajo shkalla e dytë e apelit. Por kjo mund të shkojë në Gjykatë Kushtetuese por që është e vështirë e pritshme të marrë një vendim tjetër prej asaj që vetë ka marrë Gjykata Kushtetuese”, shtoi Krasniqi.

“Nëse Gjykata vendos për masë të përkohshme, pezullohen të gjitha, zgjedhjet nuk mund të mbahen, ngrihet gjithçka derisa Gjykata të marrë një vendim”, shpjegoi Krasniqi.