Kujdes nëse udhëtoni për Shqipëri, zona e Kukësit është përfshirë nga bora e shiu
Moti i keq e me reshje të dendura shiu e bore ka përfshirë zonat malore të Kukësit, gjë që ka sjellë probleme në qarkullimin e makinave, ndonëse të gjithë akset janë të kalueshme pa probleme.
“Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore, shkruan ABC News.
Lartësia e borës në Shishtavec arrin në 15 cm, në Valbonë 15 cm.
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Deri në këto momente nuk eshte raportuar per ndonjë problematikë emergjente, thuhet në njoftimin e Prefekturës.

