Kujdesi ndaj të moshuarve, kërkesë konstruktive

Sot më 15 prill 2020 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës u është drejtuar qytetarëve me një letër të cilët ndër të tjera i thërret ata që të respektojnë rregullat në fuqi.

Ajo që më bëri përshtypje është edhe thirrja drejtuar familjarëve që të kujdesen për të moshuarit, masë që duhet të marrë në veçanti vëmendjen tonë.

“Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”

Duke e ditur se kemi një numër të konsiderueshëm të të moshuarve që jetojnë edhe vetëm në shtëpi ( siq ishte rasti mbrëmë në media i një lokeje që kishte dalur të blej barnat) a ka ndonjë organizim se si atyre mund të ju ofrohet ndihmë që të evitojnë daljet?

Pse shoqëria civile apo organet komunale nuk bëjnë një identifikim të këtyre rastave dhe të krijojnë grupe vullnetare në çdo lagje ku kjo është e nevojshme?

Një organizim me përmasa të shtuara ndaj të të moshuarve do të ju ndihmonte atyre konkretisht për të mos u ekspozuar me rrezkun ndaj koronavirusit dhe pa dyshim do t’i ndihmonte jashtzakonisht shumë edhe sistemit shëndetësor që të mund të menagjoj krizën nëpër spitale pa ardhur deri në një kaos ku asgjë smund të mbahet nën kontrollë./Mirishahe Limani-Hiler/mediafokus.info