Kujtohet 22 vjetori i Masakrës së Bresalcit (VIDEO)

Këtë të shtune, është përkujtuar Masakra e Bresalcit të Gjilanit në përvjetorin e 22-të të këtij krimi të kryer nga forcat serbe.

Familjarë, e ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtuan 10 prillin e 1999 si ditë të rëndë për këtë rajon.

Shabi Selimi, që u plagos disa herë thotë se pos të vrarëve një numër i madh edhe ishin plagosur kur ky fshat u rrethua nga policia e paramilitarët serb.

Ky rrëfen për Klan Kosova se si në mesin e të sulmuarve ishte edhe një foshnjë që kishte tri plagë.

Ndërkaq, ata që ishin dëshmitarë të këtij rasti thonë se janë intervistuar nga disa hetues, mirëpo askush nuk ka marrë dënim dhe as nuk është gjykuar për këto krime.