Kur arti thyen kufi e pandemi

Artistët gjilanas, Valdrin Halimi e Diana Toska, të martën e thyen pak pandeminë, shkruan Mediafokus.info.

Në koncertin që u shfaq, Halimi e Toska, të përcjellë nga bendi fantastik, shkëlqyen me performancë.

Aty pati shumçka – Rock n Roll, Funk, Pop e Folk Funk.

Pas një pauze disa mujore për shkak të pandemisë që e dërmoi botën, në koncertin e sotëm është rikthyer fuqishëm Rock n Roll’i i viteve 80’ta, me këngët legjendare të Gjurmëve, Ilirëve, Aleksandër Gjokës, Muharrem Qenës…

Gjatë koncertit, i cili u transmetua drejtpërdrejt përmes faqes zyrtare të kësaj Komune, në Facebook, pati komente të shumëta pozitive e vlerësime në superlativ.

Valdrin Halimin e Diana Toskën e përcollën Reshat Beqiri (guitar), Lind Ibrahimi (drums) e Premtim Selimi (keyboard/bass).

Jo rastësisht thuhet se arti i thyen kujfitë, e në këtë rast, edhe pandeminë. /Mediafokus.info/