Kurr doren nuk kom me jau lshu – Besen po jau jap! 

Herolinda Avdili Rexhepi

Për krejt fëmijët e Kosovës… për krejt ata engjuj që na e zbukurojnë botën me plot ngjyra e dashni t’pastër.

Deri n’fund kom me shku për të drejtat e juve!

DERI N’FUND!

Se shpirti m’dhemb… e veç ai që e ka ni fëmijë, vlla a motër me aftësi t’kufizume e din sa dhemb me u ndi vet, pa përkrahje, pa dorë t’fortë mbrapa.

E un nuk du me ju lan vetëm.

Çdo ditë kom me luftu që zani i juve me u ni, që dinjiteti i juve mos me u shkel kurrë!!!!