‘Baba asht për gjithkon i shejt, veçse baba jem u kon nime nji Gilangji qe ka mbet n’kujtesë të të gjithëve’

Fahredin Behxheti – Badini ka qenë kryetar Komune në Gjilan, në vitet e 80-ta. Gjilanasit e mbajnë mend Farkën për burrërinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, për kulturën dhe komunikimin, për pamjen dhe elegancën si dhe shumë tipare të tjera që e bënin të veçantë atë jo vetëm nga pozita që mbante, por edhe nga karakteri.

Ndërkaq, djali i tij Lulëzimi, kështu e kujton Badinin, siç e quan ai.

Ktu t’nalet fryma, t’terret fyti, pshtyma t’thahet, t’dridhet dora, zemra t’kcen pi venit e syt t’terrohen.

Baba osht per gjithkon i shejt, veqse baba jem u kon nime nji Gilangji qe na ka mbete n’kujtes’ si ” mohikani i fundit”.

Krejt e dijn kohen e Farkes, prej msusllakut, drejtor i Monopollit, i INTEGJ-it, kryetar Komune e shum’ do pozita tjera.

Per mu ka mbet baba jem i urti, i rrespektumi, i gjithdijshmi, i pashmi, i dashtuni amo edhe i sert’. Ka pas rregull e disciplin n’jete, s’ka pas lakmi, ka dasht me punu per kalldermen, me pas njerzt jeten ma t’mir se ai vet. Kurr s’ka pas kerr, as shpi t’madhe, as villa t’mdhaja me bazen, tybe as pare ma shum se prej mujit e n’muj me kapercy. Amo e ka pas ftyren, qysh thojke vet “ftyra s’osht ni hekter”.

Kisha qef me dal n’pazar t’shtuneve me Farken. S’kishke njeri qe su nalke me per’shnet. Musteqe ma t’hjeshme hala s’kom pa qe i rrijn dikujt, i kishke hije veni ku rrijke.

S’ka bo najshka t’madhe m’u majt n’men, amo e dij qe Gilangjit e mi e kujtojn si sheherli zotni, i drejt e i menqem.
Kom shum kujtime me Farken, amo dyqysh s’pom punon as dora e as truni me shkru.

Po jav lo juve, o njerzt e kalldermes me m’tregu ju qysh e mani n’men baben tem.

Badin, mos kujto se ke lon naj Gilan ma t’mir mas vetes, se tybe Badin, qekjo kallderme per t’cilen punove qaq shum, s’ta kujtoj emnin tond as me naj sokak najkah me naj qosh t’Gilanit. Amo ti qeshtu je kon, s’ke dasht kurr m’u imponu.

Kryesorja qe ke nxon ven’ n’zemrat tona, t’Gilangjive tu, t’kalldermes tonde, t’puntorve e sheherlive tu. Kujtimet rrnojn ma gat se permendoret. /Mediafokus.info