Kurti ka bërë “puç kushtetues” – Hoxhaj: PDK-ja do ta dërgojë çështjen në Kushtetuese

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar Albin Kurtin se ka kryer atë që e quan “puç kushtetues”, duke paralajmëruar se partia e tij do t’i kontestojë në Kushtetuese jo vetëm veprimet e fundit, por edhe procesin e konstituimit të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.

Kosova ndodhet jashtë një situate normale demokratike dhe se rikthimi i rendit kushtetues, sipas tij, nis vetëm me konstituimin e Kuvendit, tha Hoxhaj për Ekonomia Online.

Hoxhaj ka deklaruar se Kosova nuk është më në një situatë normale demokratike dhe se është cenuar rendi kushtetues.

Hoxhaj është deklaruar edhe për vendimin e Gjykatës lidhur me ish-krerët e UÇK-së, duke thënë se kjo çështje, sipas tij, tejkalon debatin aktual politik për krijimin e institucioneve.

Sa i përket mundësisë së rikthimit të Hashim Thaçit në pozitën e presidentit, Hoxhaj ka thënë se vendimi i takon këtij të fundit, ndërsa ka bërë të ditur se deputetët e PDK-së do ta mbështesnin atë.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka qenë viktimë e gjeopolitikës gjatë gjashtë viteve të fundit.

“Jemi në fazën e fundit, finale, dhe kemi qenë viktimë e gjeopolitikës në këto 6 vjetët e fundit. Ka qenë një persekutim jo vetëm ndaj ushtrisë çlirimtare të Kosovës, po ndaj shtetit të Kosovës, ndaj të kaluarës tonë, ndaj të ardhmes tonë, dhe mbi këtë vendim ne duhet të marrim qëndrime se si do të duket angazhimi i ardhshëm i zotit Thaçi”, theksoi ndër të tjera Hoxhaj.