Kurti: Më 15 mars e heqim taksën
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës do të heq tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.
“E para, si qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që eksportohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës. E dyta, kërkojmë nga Serbia që të zotohet që do të ndalë fushatën për çnjohjen e Kosovës…. atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heq tërësisht taksën për një periudhe prej 90 ditësh”, ka thënë, ndër të tjera, Kurti.
“Taksa prej 100 për qind ndaj mallrave dhe produkteve serbe e boshnjake ishte vendosur në nëntor të vitit 2018./MediaFokus/

