Kurti merr vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuar
Kryeministri Albin Kurti ka marrë një vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Ai tha se organet e administratës shtetërore janë të obliguara ta zbatojnë këtë vendim.
“Lidhur me punësimin, sot kam marrë vendim që i obligon organet e administratës shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuar”, tha Kurti.
Kreu i Qeverisë njoftoi se ky vendim ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.

