Shkurti rikthen dhembjen dhe trishtimin për tragjendinë brenda familjes Bllaca

Shkurti i vitit të kaluar solli dhimbje të madhe brenda familjes Bllaca në Gjilan, ku vajza vrau prindërit, dy vëllezërit dhe në fund kreu vetëvrasje.

Shtëpia ku jetoi kjo familje, pas këtij akti tmerrësisht tragjik, u mbyllë. Nuk mbeti asnjëri i gjallë që të frymojë brenda atyre mureve, që panë trishtim.

Pas 5 muajsh hetime, Prokuroria në Gjilan i mbylli hetimet për këtë rast, duke konstatuar se vrasjet ishin kryer nga zyrtarja policore, anëtare e kësaj familje, Valdete Bllaca, e cila në fund kishte kryer vetëvrasje.

Sipas raporteve të autopsisë, të gjitha vdekjet kanë ndodhur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Ky rast kishte tronditur Gjilanin dhe gjithë Kosovën. Motivet e kësaj tragjedie brenda familjes, nuk u kuptuan saktë asnjëherë, sepse të vërtetën, Valdetja e mori me vete.

Por, ajo që u kuptua saktë ishte se Valdetja kishte një gjendje të paqëndrueshme emocionale e psikologjike dhe se ishte trajtuar te psikologu. Akti tragjik duket të ketë qenë pasojë e kësaj gjendjeje.

Trupat e Zeqirit, Hanifes, Blerimit, Fisnikut e Valdetes prehen pranë njëri-tjetrit në varrezat e fshatit Cërnicë, derisa familja e gjerë Bllaca vazhdon ta ndjejë e përjetojë dhembjen për këtë humbje edhe tani pas një viti./Mediafokus.info (foto nga ceremonia e varrimit)