Kurti: Nuk është koha të merremi me pingpong politik

“Ne tash jemi të angazhuar maksimalisht për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, nëse do të shpërqendrohemi nga kjo çështje do ta dobësojmë veten në këtë front jetik për qytetarët. Nuk merremi me pingpong politik”.

Kështu ka deklaruar kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai theksoi se në takim është biseduar për masat që janë marrë dhe duhet marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Mediafokus.info/