Lutet mjeku: Aman, leni ndejat, leni odat, leni mbledhjet!
Mjeku Naser Ramadani, kryetar i IKSHP, i ka lutur qytetarët me përultësi që të mos grumbullohen, sepse në këtë mënyrë janë duke rrezikuar vetveten dhe familjen e tyre.
Ky është apeli i mjekut Ramadani:
Qytetarë të dashur!
Kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore, është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Leni nejat, odat, mbledhjet!
Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e juaja!/mediafokus.info