Kurti: Për hapat tjerë do të vendosim pasi Kushtetuesja të publikojë vendimin e plotë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i jep të drejtë presidentit, Hashim Thaçi, për të nominuar Avdullah Hotin për kryeministër, duke thënë se do ta presim vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

‘Do të presim aktgykimin e plotë dhe do të analizojmë në tërësi me këshilltarët tonë ligjorë dhe pastaj do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm në Këshillin e Përgjithshëm”, ka thënë ai.

Sa i përket mungesës së minsitrave të LDK’së në mbledhje të Qeverisë, Kurti tha se është dashur të jenë, por nuk e din pse nuk kanë ardhur.