Kurti pyetet për humbjen e Kica-Xhelilit, jep një përgjigje interesante

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për aderimin e deputetes së Partisë Guxo në LDK, e cila ishte edhe pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti, me të dalë nga punimet e Kuvendit Zgjedhor të partisë që u themelua nga Presidentja Vjosa Osmani, u pyet nga gazetarët për Kica-Xhelilin.

Por, nuk dha asnjë koment, duke i uruar Guxo-s suksese.

“Shumë suksese Partisë Guxo”, ka thënë Kurti gjersa hynte në veturën e tij zyrtare.