Kurti nesër viziton Qendrën Emergjente të Gjilanit

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, të martën viziton Gjilanin, përkatësisht Qendrën Operative Emergjente kundër Covid-19, ku do të pritet nga kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Gjilanit, me anë të një njoftimi për media, raporton Mediafokus.info.

“Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të martën, në Qendrën Operative Emergjente, pret kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, me fillim në ora 9:00, tek kampusi i shkollave të mesme”, thuhet në njoftimin zyrës për media të Komunës së Gjilanit./Mediafokus.info/