Kurti: UÇK-ja ka qenë e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në konferencën për media, tha se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe e njëanshme.
Ai ka theksuar se UÇK-ja ka qenë e të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë.
“Shteti i Kosovës duhet të organizoj mbrojtjen e të pandehurve. Ata kanë avokatët, por nevojitet bashkërendimi i shtetit. UÇK-ja nuk ka qenë e asnjërit por e të gjithëve, dhe të gjithë duhet ta mbrojmë atë. Për fat të keq Kosova nuk ka një Qeveri që ta bëj këtë. Kjo qeveri e paligjshme që varet nga çdo deputet i Listës Serbe. Kjo Qeveri s’mund ta shpëtoj vetën e lëre dikë tjetër. Ne duhet të jemi për luftën çlirimtare dhe kundër Serbisë që nuk ka njeh”, ka thënë Kurti.
“Në javën që lamë pas në Hagë, në atë që po quajnë Gjykatë Speciale, e thanë fjalën hyrëse Jakup Kransiqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ne kemi folur gjerë e gjatë për gjykatën speciale në shtatë vitet e fundit dhe nuk kemi nevojë të përsëritemi”, tha Kurti.
“Kosova ka pasur shumë Gjykata Speciale, por, kjo gjykata e fundit në Hagë është më speciale. Jo çmimin e lirisë ,por çmimin e gabimeve të politike jemi duke e paguar tani. UÇK është lënë jashtë deklaratës së pavarësisë. Gjykata Speciale është e padrejtë dhe një anshme. Në veçanti po ndalem në dy pika të rëndësishëm të aktakuzës, ajo që pretendon prokuroria se në një grup kriminale brenda UÇK-së. Thua se kemi pasur edhe UÇK edhe ndërmarrje paralele kriminale”, shtoi Kurti.