Kush e do Kacelin në FFK?
Naser Ajeti është një ish-futbollist i njohur gjilanas, i cili tani po kërkohet të jetë përfaqësues i Anamoravës në Bordin e FFK-së.
Raif Ajeti, një sportashës, ka ngritur pyetjen “pse Kaceli nuk mund të jetë në FFK?”.
Ky është postimi i plotë i tij:
Pse Naser Ajeti duhet të përfaqësojë Anamoravën në Bordin e FFK-së?
Jemi rritë me gjeneratën e Kacelit.
Atëherë kur edhe jeta ishte në rrezik, kur ishte rrezik që futbolli i Kosovës të mbetet gjallë, Kaceli ishte lojtar i suksesshëm me gjeneratën e artë të FC Gjilanit.
Unë kërkoj publikisht nga të gjithë ata sportdashës të futbollit gjilanas t’i ndihmojmë Kacelit të jetë pjesë e FFK-së!
Kaceli e meriton. Kaceli është njëri ndër legjendat e shumta të FC Gjilani.
Kaceli momentalisht mbanë pozitë të lartë te klubi që është në krye të tabeles FC Gjilani dhe me sukses ka udhëhequr këtë pozitë.
Besoj e shpresoj që Kaceli do jetë pjesë e FFK-së, ka shkruar Raif Ajeti./MediaFokus/

