Majlinda Haziraj thotë se u rrah nga Anita Haradinaj n’ZoneClub

Majlinda Haziraj po pretendon se bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita, e ka rrahur në një lokal.

Në Facebook Majlinda Haziraj ka treguar se me gruan e Kryeministrit ishte takuar kur kishte vendosur të pushonte pasi e kishin vrarë këpucat.

“Kesh ne Clab n’Zone Clab edhe qysh kesh tu u knaq u pshteta veq pak me pushuu se m’vrajshiin shtikllat(takat), qaty ke edhe gruja e kryeministrit te Kosoves Anita gruja e Ramushit , edhe i kerkova falje i thash veq 5 min se pom vrajn shtikllat(takat) e po pushoj ,edhe skom dit sen o jaran veq kur ma ka dha 1 vervisht ajo “AJO” gruja e Kryeministrit edhe m’gjujti n’tok e n’zuz t’böths jo po n’kokerr t’shpines, nejse me ndihmen e do miqve u qova apet . Veq po du me than “mire qe po na man toka hala “🤷🏻‍♀️”, ka treguar Haziraj, versionin e saj.

“Anitë mos u qudit se une nuk rrej as nuk m’vjen marre qe mke rrxu , marre duhet met ardh ty”, ka shtuar ajo.

E Besa Domi po thotë se ka qenë dëshmitare e këtij rasti, e cila në Facebook ka shkruar se Anita Haradinaj fillimisht e kishte sharë Majlinda Hazirajn e pastaj e ka shty.

“Anita qasaj shoqes qe ti po i referohesh, kom qene une, e mos u shit shume e randsishme se pike se pari nuk je, e s’dyti mu me njeh shume mire. Une te kom pa me syte e mi gjestin qe e ki bo. Pa fije marre! Niher e shajte e perule, edhe masnej e ki shty. Une nuk dashta me qu ferka se nuk kom qef ne “shpija” te huja me bo probleme. E ti si nje 40 vjecare, e gruja e kryeministrit ne ikje ishe dashte pak me qene ma e vemendshme e jo me hup veten e me terrorizu njerz perreth. Nese don me u knaqe vec vet, thirre Florin ne Gllogjan, e bindun jom qe vjen me te knu vec ty”, ka shkruar Domi.

Statusi i Majlinda Haziraj është përcjellë me fotografi, ku shihen shenja të lëndimit në këmbë. /MediaFokus/