Kush është futbollisti 51-vjeçar që sapo rinovoi kontratën?

Futbollisti veteran, i quajturi “Mbreti Kazu”, tani një 51-vjeçar krenar, do të jetë i grumbulluar me ekipin e tij më 23 shkurt dhe do të vendoste rekordin si profesionisti më i vjetër i divizionit të parë në histori, nëse do të luante kundër skuadrës së Andres Iniesta.

Miura u bashkua me Yokohama FC të Divizionit të Dytë Japonez në 2005 dhe u bë profesionisti më i vjetër në Mars të vitit të kaluar i paraqitur në një ndeshje profesionale në moshën 50-vjeçare, duke mposhtur rekordin e britanikut Stanley Matthews, përcjellë portali shekulli.com

Sulmuesi japonez, i cili mbush 51 vjeç në 26 shkurt, nuk ka arritur akoma të futet në librin Guinness, pasi vendin e mban uruguaiani Robert Carmona, i cili në moshën 55-vjeçare luajti për klubin italian Audax Orione.

Me origjinë nga prefektura e Shizuoka, Miura filloi karrierën e tij në vitet 1980 në Brazil (ai luajti në Santos, Palmeiras dhe Coritiba), ku iu deshën 15 vjet për t’u bërë profesionist.

Pas kthimit në Japoni, Miura u bë golashënuesi kryesor kombëtar i J.League e sapo krijuar me Verdy Kawasaki, një ekip në të cilin ai shënoi 100 gola gjatë tetë sezoneve.

Mbreti Kazu ishte japonezi i parë që luajti në Itali, Xhenova, dhe gjithashtu luajti një sezon në Sidnej dhe një tjetër me Dinamon e Zagrebit./Mediafokus/