Motra gjendet e vrarë në pyll, vëllau tenton vetëvrasjen në burg
Hidhërimi për familjen Kovaçi në Berat nuk ka mbarim. Mësohet se një tjerër ngjarje e rëndë ka ndodhur në këtë familje. Brunilda Kovaçi u gjet e vrarë në një pyll në Francë, ndërsa vëllai i saj, Shpëtim Kovaçi ka tentuar të vetvritet pasi nuk i dhanë leje për të marrë pjesë në funeral.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e burgut të Beratit, ku i riu ishte duke vuajtur dënimin. Sipas informacioneve bëhet e ditur se Shpëtim Kovaçi ka tentuar të presë damarët e fytit me briskun e rrojës, përcjellë portali shekulli.com
Kanë qenë policët e burgut ata të cilët e kanë gjetur të gjakosur në qelinë e burgut ndërsa më pas e kanë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Ndërsa mjekët e Reparit të Urgjencës kanë deklaruar se Kovaçi është jashtë rrezikut për jetën. 32-vjeçari, Shpëtim Kovaçi prej 8 vitesh ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasje.
Brunilda Kovaçi u gjet e masakruar në një park në Kanë të Francës ndërsa sot ka mbërritur në atdhe për në banesën e fundit në qytetin e saj në Berat.
37-vjeçarja u gjet e pajetë natën e 25 dhjetorit të vitit që lamë pas. Sipas raportimeve të mediave franceze, ajo është gjetur e zhveshur dhe e djegur pjesërisht.
Gjatë një prononcimi për shtyp, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari, një 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit, pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.
Ai kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren, të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.
Shkaqet që e bënë të humbte arsyen do të konfirmohen më vonë, tha prokurori./Mediafokus/