Kush është aktivisti që çdo ditë i thurr elozhe Vjosa Osmanit?
Vjosa Osmani Sadriu nga e hëna u akomodua në zyrën e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ish kanditatja për kryeministre mori një numër bukur të madh të votave në tërë Kosovën.
Vetëm në Gjilan, Osmani mori afro 9 mijë vota ose 80 përqind e totalit në këtë komunë.
Por, në këtë komunë, Osmani e ka njërin nga mbështetësit më të mëdhenj prej aktivitëve të LDK’së.
Bëhet fjalë për Naser Arifin, kryetarin e nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Dobërçan.
Ai është mjaftë aktiv dhe gati se nuk ka ditë që nuk i thurr elozhe zonjës Osmani, në llogarinë e tij në Facebook.
Ja çka shkroi Arifi për Osmanin, në ditë kur u zgjodh kryekuvendare:
Faleminderit 1001 – herë VJOSË
Ne ishim me Ty sepse Ti ishe me ne!
Krejt ky emocion gezimi i sotit i popullit të Kosovës është falë teje.
Kalove mijëra fyerje, poshtrime, shantazhe e kërcënime për ta sjellur këtë ditë, gjithmonë e guximshme, e mençur dhe e vendosur në parime.
I mbajte premtimet, e mbajte fjalën, prandaj ne gjithmonë që të kemi përkrahur, sot ndihemi më shumë se kurrë, krenarë.
Urime të gjithëve institucionet e reja të Kosovës!
Urime edhe atyne që e kanë luftu nga brenda e nga jashtë./MediaFokus/


