Kush i ka hyrë sëpatë këtij bliri në lagjen Iliria?

Në një shoqëri me kulturë ambientale, një dru bliri si ky afër banesave kolektive në lagjen Iliria në Gjilan, do të konsiderohej aset i cmueshem, i cili nuk do te prekej nga qytetarët, përkundrazi.

Por, këtu po ndodhë e kundërta. Dikush ka vënë dorë në trupin e tij, sic shihet në foto, për ta prerë sepse e pengon, ose për ta dëmtuar fillimisht në mënyrë që ai të thahet vetvetiu.

Në shoqëritë ku dominon kultura ambientaliste, një dru bliri do të pritej vetëm për ndonjë arsye shumë madhore, madje pas një referendumi qytetar.

Këtu, dikush ka mprehur sëpatën dhe i ka hyrë për ta hequr qafe.

Banorët kërkojnë që Inspektorati komunal ta identifikojë autorin dhe ta pengojë dëmtin e blirit, që ata thonë se i ka 35 vjet dhe e freskon dhe e zbukuron lagjen.