Kushtetuejsa: Kuvendi u konstituua me vonesë, Qeveria e ligjshme, afati i fundit për Presidentin 6 tetori

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas afatit 30 ditorë.

Ky kalim i afatit, Kushtetuesja thotë se ka për rrjedhojë nisjen e rrjedhjes së afateve për zgjedhjen e Presidentit.

Në vendim, thuhet Kuvendi duhet sa më parë të zgjedh nënkryetarin nga radhët e PDK’së.

Zgjedhjen e Qeverisë e ka konsideruar të rregullt dhe jo në kundërshtim me Kushtetutën.

Në fund, Kushtetuesja thotë se afati 60 ditor për zgjedhjen e Presidentit ka rrjedhur që nga data 8 gusht kur është dashur të konstituohet Kuvendi.

Ky afat për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.