Kuvendi Zgjedhor i LDK-së mbahet në hotel Emerlad, nesër nga ora 10:00

Kuvendi zgjedhor i LDK-së, i cili po pritet me shumë interesim nga publiku, do të mbahet nesër (14 mars 2021) nga ora 10:00 në hotel Emerald.

Mediafokus ka siguruar agjendën e Kuvendit, ku do të zgjidhet kryetari i ri i LDK-së, post ky për të cilin janë në garë disa kandidatë, por gjasat më të mëdha për t`i prirë partisë së presidentit Ibrahim Rugova, i ka Lutfi Haziri, i cili do të rivalizohet nga Lumir Abdixhiku, Aton Quni dhe të tjerë.

Haziri është politikan që gërsheton në vetë vlera të shumta politike e atdhetare, është politikan që bashkon brezat e LDK-së, ku ai është rritur me forcat e veta, jashtë grupeve dhe klaneve të ndryshme.

Lutfi Haziri konsiderohet politikan i vetëm në LDK që i përket gjeneratës së rokut, gjeneratës së republikës dhe gjeneratës së reformave.

Kuvendi fillon me zgjedhjen e trupave punuese dhe vazhdon me procedurën e zgjedhjes së kryetarit.

Kuvendi do të mbahet në përputhje me kushtet e pandemisë./Mediafokus.info