Ky deputet do ta zëvendësojë Alban Hysenin në Kuvendin e Kosovës

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, do ta zëvendësojë Alban Hysenin në Kuvendin e Kosovës, pasi Hyseni e fitoi garën e balotazhit për kryetar Komune në Gjilan.

Në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, më 14 shkurt, Halil Thaçi kishte marrë 5.921 vota.

Në zgjedhjet lokale, ai nuk arriti ta mposhtë Xhafer Gashin në garën për kryetar të Obiliqit.

Në balotazh, Xhafer Gashi fitoi me 61,41% dhe mori 6 mijë e 414 vota, ndërkaq Halil Thaçi mori 38,59% apo 4 mijë e 30 vota.