Rifat Latifi emërohet ministër i ri i Shëndetësisë
Qeveria e Kosovës ka emëruar Rifat Latifin, në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.
Kirurgu Rifat Latifi është emëruar ministër i Shëndetësisë, një muaj e gjysmë pas dorëheqjes së Arben Vitisë, i cili garoi për kryetar Komune në Prishtinë, por nuk ia doli të fitojë përballë Perparim Ramës.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në një konferencë që po mbanë për media.
Edhe Ramush Haradinaj, i cili njihet për qëndrimin kritik ndaj kryeministrit Kurti e ka përshëndetur këtë vendim, derisa ministrit të ri Latifi i ka uruar suksese në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.