Ky është golashënuesi më i mirë në Superligë

Ballkani nuk arriti të kualifikohet për garat evropiane, ndonëse e ka edhe një mundësi përmes finalës së Kupës me Prishtinën, por kjo skuadër e kishte golashënuesin më të mirë në këtë edicion të Superligës së Kosovës, sulmuesin 22-vjeçar, Blend Baftiu, i cili 19 herë e tundi rrjetën kundërshtare.

I dyti për nga numri i golave është Manaj i Trepçës `89 me 18 gola, i cili pasohet nga Januzi i Prishtinës me 14, Rexha i Dritës me 13, Progni i Gjilanit me 12, Hajdari po ashtu i Gjilanit me 11, Shillova i Drenicës me 11, Haxhimusa i Dritës me 10, aq sa ka shënuar edhe Kelmendi i Flamurtarit, Oto John i Prishtinës dhe Shala i Flamurtarit e kështu me radhë.

Në renditjen tabelare, sa i përket rezultateve përfundimtare, kampion është Drita me 68 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Gjilani, në vendin e dytë, por që në përballjen e drejtpërdrejtë, Drita ka pasur rezultat më të mirë.

/mediafokus.info/