Ky është i dyshuari për kërcënimin e gjyqtarit të Gjykatës në Prizren

Mediat raportuan se gjyqtari i Gjyaktës Themelore në Prizren, Gëzim Shehu është kërcënuar nga një person.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i dyshuari është Betim Kabashi.

I njëjti e kishte kërcënuar gjyqtarin përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook.

Burimet njoftuan se Kabashi kërcënoi gjyqtarin për shkak të një vendimi që ky i fundit e kishte marrë ndaj babait të të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.