Ky eshtë i riu nga Drenasi, i cili ka mbi 2 mijë video nga lufta në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Esat Shala, një të ri i cili ka mbi 2 mijë video nga lufta e fundit në Kosovë.

Shala që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë.

“Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjerash Haxhiu në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i Ministres Haxhiu:

Sot, së bashku me Valzën, pritëm në takim z.Esat Shala, të riun nga Krajkova e Drenasit, i cili që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë.

Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në emër të Ministrisë, falenderova Esatin për punën e bërë deri më tani në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë si dhe u dakorduam për bashkëpunim në arritjen e synimeve për adresimin e këtyre krimeve.