Ky është i riu që u plagos sot në Viti (Foto)

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Vitisë pati të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Pak më parë u raportua që viktima është A.Rama, i cili jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë.

Kurse, i plagosuri është B.Bilalli. Mësohet se ai kishte qenë së bashku me A.Ramën.

Siç merr vesh Indeksonline, B.Billali është plagosur me disa plumba, derisa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.