Ky është këshilltari i vetëm në Gjilan që vjen nga përbërja e parë e Kuvendit

Asambleja e parë komunale e Gjilanit, e dalë nga zgjedhjet e 28 tetorit 2000, që takimin themelues e ka mbajtur më 11 nëntor 2000, ka pasur 41 këshilltarë të votës së qytetarëve dhe 8 të tjerë (6 serbë, një turk dhe një rom) të emëruar nga kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, shkruan Mediafokus.info

LDK: Lutfi Haziri, Dritë Idrizi, Fatmir Rexhepi, Venhar Haziri, Zijadin Maliqi, Enver Bllaca, Musa Qerimi, Xhavit Hajdari, Ramadan Kurteshi, Shukri Sylejmani, Halim Huruglica, Nazmi Musa, Drita Maliqi, Jakup Bajrami, Isa Bunjaku, Fehmi Mahmuti, Rushit Avdiu, Sanije Elezi, Qerim Lipovica, Xhemajl Hyseni, Remzi Ahmeti, Nazim Hajdari, Sami Ahmeti, Jonuz Jonuzi, Ruzhdi Ismajli, Shefqet Murtezi dhe Vebi Salihu.

Partia e Progresit Demokratik (PDK): Ismail Kurteshi, Ejup Uruqi, Sami Hoxha, Fatmir Mehmeti, Xhevat Demiri, Avdyl Hasani, Ibrahim Salihu, Sabri Tahiri, Izmi Zeka, Musli Ukshini, Azem Mujku.

AAK: Ahmet Isufi e Shaban Rexhepi.

PQLK: Hetem Bajrami.

Ndërkaq, UNMIK-u ka emëruar 8 këshilltarë nga radhët e komuniteteve.

Është interesant se nga përbërja e parë, në përbërjen e tashme të Kuvendit Komunal, që ka 35 ulëse, është vetëm një këshilltar: Sami Ahmeti.

Ai ka qenë dhe është zëri më besnik dhe më përfaqësues i banorëve të Malësisë së Zhegovcit dhe jo vetëm.

Samiu është një personalitet i njohur për angazhimin e tij të pandërprerë në shërbim të shoqërisë dhe atdheut.

Gjatë viteve të 90-ta, në kohë të vështira për popullin shqiptar, Sami Ahmeti iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku qëndron me besnikëri edhe sot.

Në orët më të rënda për popullin shqiptar, ai iu bashkua radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me familjen e tij.

Gjatë viteve të luftës, shtëpia e tij në Zhegoc u kthye në bazë të UÇK-së, duke shërbyer si qendër mjekësore për ushtarët dhe civilët e plagosur nga forcat serbe.

Pas luftës, ai vazhdoi t’i shërbejë vendit me ndershmëri dhe profesionalizëm./Mediafokus/