Ky është shqiptari nga Vitia që po ndihmon popullin gjerman në ditët e tij më të vështira
Gjermania po përjeton ditë të vështira nga përmbytjet. Kancelarja gjermane mbeti e tronditur nga pamjet në zonat e prekura nga uji, shkruan Mediafokus.info
‘Gjuha gjermane nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë që ka ndodhur’, u shpreh ajo.
Në këso situata, edhe një shtet i fuqishëm si Gjermani, ka nevojë për ndihmë. Ndoshta më shumë për kurajo.
Vullnetari Ramiz Sylejmani nga Gërmova e Vitisë, prej një javësh nuk iu është ndarë ekipeve emergjente në terren, duke ndihmuar qytetarët e rrezikuar në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon populli gjerman.
Ramizi nuk ka pritur ftesë nga askush që të ndihmojë personat e rrezikuar nga përmbytjet, të cilat deri tani kanë marrrë shumë jetë.
Sylejmani e ka vënë në shërbim jetën e tij, për të ndihmuar njerëzit në këtë përballje me fuqinë e natyrës dhe shembulli i tij, është për çdo lëvdatë. Miku i mirë njihet në ditë vështira. /Mediafokus.info