‘Shi në plazh’, pushuesit besnikë nuk e lanë detin vetëm në orët e trazuara

Një numër i madh i pushuesve braktisën sot plazhet e bregdetit shqiptar, shkaku i motit të trazuar dhe u nisën drejt shtëpive të tyre, shkruan Mediafokus.info.

Por, jo të gjithë e lanë detin ‘vetëm’ në këto orë të liga. Disa prej pushuesve ndejtën në plazh për të bërë foto pranë një deti të trazuar dhe një nënqielli të rënduar nga retë e shkarkesat e quqishme atmosferike.

Bazuar nga fotot e LSA, disa pushues e kanë shijuar edhe më shumë këtë ditë me shi, duke shfrytëzuar mundësinë për të bërë foto ndryshe nga ato të ditëve me diell.

Moti i sotëm i ngjante pikërisht telekomedisë shqiptare “Shi në plazh”./Mediafokus.info