Lajm i mirë: 120 ushtarë të FSK’së në Gjilan dalin negativë në Covid-19

120 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gjilan, të cilët u janë nënshtruar testeve për Covid-19 të mërkurën, kanë dalë negativë, raporton Mediafokus.info.

Mostra janë marrë pasi dy pjesëtarë të Regjimentit të Parë të FSK’së në Gjilan, kanë dalë poztivë, ditë më parë.

Ndërkohë, para pak minutash, ministri i Shendetesise, Arben Vitia, ka njoftuar vetëm për vetem shtatë raste pozitive me këtë virus në Kosovë, ndërkaq që 22 pacientë janë shëruar./Mediafokus.info/