Lajm i mirë: Shërohet 5-vjeçarja nga Vitia
Infektologu Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë shtrirë tre pacientë nga 34 rastet e reja që u konfimuan mbrëmë me Covid-19.
Ndërkaq, në mesin e personave që kanë dalë mbrëmë nga Klinika Infektive si të shëruar është edhe 5-vjeçarja nga Vitia.
“Sot, nga klinika kanë dalë 2 të shëruar nga koronavirusi, njëri ndër ta është vajza pesëvjeçare nga Vitia”.
Krasniqi ka treguar për Klan Kosova se një grua shtatzënë është e shtrirë në Klinikën e Infektive.
“Shtatzëna e shtrirë është në gjendje të mirë shëndetësore, ajo është çdo herë në konsulta edhe me gjinekologun”.
Sipas tij, shanset janë minimale që një foshnje të lind e prekur me Covid-19, por virusi mund të bartet tek foshnja pas lindjes nga gjidhënja ose nga kontaktet tjera të nënës me fëmijën”, ka thënë ai.
Siç dihet, Vitia ishte vatra e parë e identifikuar e virusit korona. Fatmirësisht, pacienti zero, që kishte ardhur nga Italia tek familja në Stubëll, tashmë është shëruar dhe është shëruar./mediafokus.info

