Lajm i mirë: Vetëm një i vdekur me Covid dhe 25 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2.333 mostra dhe vetëm 25 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2, nga komuna e Istogut (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.939 dhe 2.226 raste të vdekjes deri tani.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 99.824. Raste aktive – 4.889.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan 4 raste, Klinë 2 raste, Leposaviq 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan, Podujevë dhe Viti.