LAJMI I FUNDIT: Një person bie nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë
Një person (punëtor) ka rënë nga ndërtesa 40 katëshe në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, raporton “Epoka e re”.
Sa i përket gjendjes së tij shëndetësore, akoma nuk ka informacione më të hollësishme.
Përndryshe, lëndimet dhe vdekjet e punëtorëve nëpër kantiere ndërtimi në Kosovë, nuk janë të rralla dhe ndodhin si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse.


