Lajmi i fundit: Pacolli ishte nisur me aeroplan drejt Kosovës, ndalon në Rinas

Kreu i AKR’së Behgjet Pacolli, i cili para rreth dy orësh ka flutuar me avionin e tij nga aeroporti i Luganos, për të arritur në Kosovë, ka aterruar në Rinas.

Arsyet nuk dihen pse Pacolli ndaloi në Rinas, por nga radari i fluturimeve shihet aeroplani i z. Pacolli që ulet në Rinas

Ai ka leje për t’u ulur nga Ministria e Infrastrukturës në Kosovë, por Ministria e Shëndetësië e ka njoftuar se ai duhet t’u nënshtrohet të njëjtave rregullave si të gjithë qytetarët e tjerë.

Sipas këtyre rregullave, kushdo që hyn në Kosovë, duhet të izolohet në konviktet e Prishtinës për dy javë. Mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë pasi të aterojë në Prishtinë se cfarë do të ndodhë me Pacollin i cil është Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe po vjen për të marrë pjesë në seancën ku do të votohet qeveria e re.

Ndoshta nga Tirana do ta negociojë ardhjen në Prishtinë, pa u detyruar të shkojë në karantinë/mediafokus.info