LAJMI I FUNDIT: Që nga mesnata edhe katër të vdekur me COVID-19
Prej dje deri sot në mëngjes, është rritur për disa herë numri i të vdekurve me Covid-19. Edhe katër persona kanë vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që ishin të infektuar me COVID-19, duke shkuar në 70 numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë.
Një person ka vdekur mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e hershme të mëngjesit, kanë thënë burime të Express brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Trupat e pajetë të të vdekurve do të shkojnë edhe për obduksion.
“Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK’së./mediafokus.info

