LAJMI I FUNDIT: Shënohet viktima e radhës nga COVID-19 në Kosovë
Në Kosovë është shënuar sot viktima e radhës e COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Bëhet fjalë për një 68-vjeçar nga komuna e Gjilanit, mëson Mediafokus.info nga burimet brenda Klinikës Infektive, në QKUK.
Numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e COVID-19 shkon në 653, ndërkaq janë infektuar 16.754 persona.
Ndryshe, vdekja e parë në Kosovë nga COVID-19 zyrtarisht është shënuar më 22 mars, në fillim të pandemisë, në fshatin Dumnicë të Podujevës./Mediafokus.info/


 
 
						 
						