Lajmi i mirë: Mbrojtja nga vaksina kundër variantit Delta – e shkëlqyeshme

Mbrojtja nga vaksina kundër sëmundjeve serioze mbetet e shkëlqyer kundër variantit Delta.

Efikasiteti është rreth 96% bazuar në të dhënat e Mbretërisë së Bashkuar dhe 88% bazuar në të dhënat e Izraelit, tha Samia Hurst, në një konferencë për shtyp të Zyres federale të shëndetit publik zvicreran.

Këto të dhëna sugjerojnë se rreth nëntë nga dhjetë shtrimet në spital mund të shmangen me një vaksinim të plotë.

“Në planin afatgjatë, kushdo që nuk është ende imun nga kurimi ose vaksinimi, ka të ngjarë të infektohet” – paralajmëron ajo.