Banorët e Nasalës falënderojnë Lutfi Hazirin për ujësjellësin, ndriçimin dhe subvencionet për bujq

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga Nasala, në tubimin e organizuar nën masat anti-COVID19.

Kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat dhe qytetarët e këtij fshati, për përkrahjen e vazhdueshme që ky fshat u ka dhënë gjithmonë qeverisjes së mirëfilltë dhe funksionale që ishte në funksion të vazhdueshëm për të gjithë banorët e këtij fshati.

“Të gjitha projektet infrastrukturore do të mbyllen në Nasalë. Pandemia ka ndiku në vonesën e disa projekteve edhe në këtë fshat, mirëpo, do të përpiqemi që vitin e ardhshëm ta kompensojmë kohën dhe projektet e shtyra. Të gjitha rrugët e fshatit do të jene prioritet për vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.

Banorët e fshatit kanë falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e projektit të ujësjellësit, ndriçimit, sikurse edhe subvencionet e vazhdueshme për fermerët.

Ky tubim është përmbyllur me besimin e madh edhe për një mandat për kryetarin Haziri, të cilin e konsiderojnë si menaxherin më të mirë të implementimit të projekteve të rëndësishme për këtë fshat.

Mesazhin e tij të fitores e ka dhënë edhe Ramiz Ramadani, me numër 7 nga lista fituese, duke deklaruar se të gjithë banorët e fshatit Nasalë i kanë borxh kryetarit Haziri për t’ia rikonfirmuar besimin e madh më 17 tetor, për shkak të përkrahjes së madhe që e ka bërë për këtë fshat.